NJËSI BIZNESI DHE MAGAZINË NË LAÇ
- Type: Njesi biznesi & Garazhe
- Location: Lac
- Area : 1050 /m2
- Posted On: Oct 16, 2017
Prona objekt vlerësimi ndodhet rreth 760m ne veriperendim te qendres se qytetit te Lacit. Ajo eshte e vendosur ne krahun perendimor te rruges Lac-Milot, ne kendin veriperendimor te stadiumit, ne nje zone me karakter miks, ku kombinohen banesat individuale tip vilash me oborr, me ndertesat e ndryshme te bizneseve te cilat shtrihen kryesisht buze rruges kryesore.
Referuar dokumentave të regjistrimit prona është e llojit truall dhendërtesë me sipërfaqe të përgjithshme 1050m2 nga ku ndertese me siperfaqe 405m2. -Ajo eshte pjesë e një ndërtesë ekzistuese e para viteve ‘ 90 e cila ka funksionuar si magazine. Sipërfaqja e truallit, e pa zene me ndertim paraqitet e rafshet, e pashtruar dhe e rrethuar me mur te larte me blloqe betoni. Aktualisht prona nuk eshte ne shfrytezim dhe ne veshtrim te pergjithshem duket e pamirembajtur. Prona perbehet nga 2 ndertesa perkatesisht ndertesa veriore me siperfaqe rreth 330m2 dhe ndertesa perendimore me siperfaqe rreht 75m2. Te dyja ndertesat realizojne hyrjen nga oborri ne qender. Ndertesat nuk jane inspektuar nga brenda sepse nuk jane vene ende ne posedim, dhe per kete arsye nuk mund te shprehemi per gjendjen edhe per organizimin e brendshem te tyre. Ndertesa veriore perben pothuajse gjysmen e nje ndertese ekzistuese me shtrirje lindje-perendim. Ka lartesi rreth 4 –4.5m, e realizuar me konstruksion muri mbajtes e mbuluar me solete te harkuar; ka siperfaqe te bollshme e pershtatshme te funksionoje si ambjent sherbimi, magazine apo repart pune. Ne nje veshtrim te pergjithshem ajo duket e amortizuar per shkak te kohes. Ndertesa perendimore perben nje ndertim 1 katesh me shtrirje gjatesore sipas drejtimit veri-jug. Ndertesa nuk eshte inspektuar nga brenda prandaj nuk mund te shprehemi per organizimin dhe gjendjen e saj. Nga nje veshtrim i pergjithshem duket e pamirembajtur. Ne kendin jugor te saj eshte realizuar nje tetoje e mbuluar me llamarine te valezuar.
Për më shumë informacion kontaktoni Lorena Korreshi
Cel : 069 77 57 531
Location Info
Informacioni agjentit
(+355) (4) 2253841 / (+355) (4) 2253836
Artur Mema: Cel: +355684097744